image Mësuesi i diplomuar, qe 6 vjet pa punë

Kosovë

Absurd kosovar/ Mësuesi i diplomuar, qe 6 vjet pa punë

news image

Ky është njëri prej rasteve që shpërfaq realitetin e hidhur kosovar përkundër premtimeve boshe elektorale të politikanëve për vende të reja të punës të cilat aktivizohen në kohë fushatash zgjedhore. Kosova është bërë vend i pamundësive për të diplomuarit ndërsa vend i mundësive për familjarët dhe të afërmit e klientelës politike në vend.

Agim E. Gashi është një prej të diplomuarve në Kosovë që nuk po arrin të gjej punë prej vitesh përkundër premtimeve elektorale të politikanëve për punësim.

Ai po përballet me një absurditet pasi shteti i tij nuk po i ofron mundësi punësimi nga profesioni të cilin e kishte zgjedhur dhe që e do me pasion.

Mësuesi i cili kishte kryer studimet 6 vite më parë nuk po arrin të gjej vend pune dhe të jetoj nga profesioni i tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi thekson se përkundër kualifikimit, dëshirës dhe vullnetit për të dalë para nxënësve, nuk po i jepet mundësia qoftë për të dhënë mësim edhe në zonat më të thella të Kosovës.

“Dua edhe të jem një mësues i fshatrave të thella e të largëta, ku ndoshta dikush mund të shkoj me përtesë, unë nuk përtoj madje do shkoja me dëshirën më të madhe vetëm e vetëm të përmbush dëshirën e prindërve, ah sa shumë duan të më shohin mësues”, ka shkruar mësuesi i papunë Agim Gashi në profilin e tij në facebook.

I shgënjyer me situatën që e ka përballur jeta, Gashi thotë se profesionin e tij prej mësueseu më  shumë e quan fatkeqësi sesa fat.

“Unë vetëm në diplomë kam emrin mësues, tash e gjashtë vite, duke punuar të tjera pune, e profesionin për të cilin sakrifikova shumë, ka mbetur nën mëshirën e fatit. Më besoni tani mund të kam harruar se kur ka lindur Naim Frashëri, Gjergj Fishta, mund t’ kem harruar veprat e Konicës e të Çajupit, mund edhe mos ta di se si mund të lakohet një emër apo se si zgjedhohet një folje”, shkruan Gashi.

Ai ironizon me fjalën koeficient të cilin e dëgjon kur dikush prej atyre me të cilët ndan profesionin kërkon rritje page, duke theksuar se koeficienti i tij e ka emrin papunësi./Gazeta Sinjali/