image Messi flet për Ronaldon: Nuk jemi miq, por gjithmonë kemi pasur respekt të ndërsjellë

Futboll

Messi flet për Ronaldon: Nuk jemi miq, por gjithmonë kemi pasur respekt të ndërsjellë

news image

Pas fitores së Inter Miamit ndaj Portos në kuadër të Kupës së Botës për Klube, Lionel Messi ka folur rrallë herë për raportin me rivalin e tij të madh sportiv, Cristiano Ronaldon, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë për mediat pas ndeshjes, ylli argjentinas theksoi se mes tyre ka pasur gjithmonë respekt, edhe pse nuk janë miq në jetën private.

“Kam respekt dhe e admiroj Cristiano Ronaldon për karrierën që ka pasur dhe ende po bën në nivele të larta”, tha Messi. Ai shtoi se gara mes tyre ishte vetëm në fushë dhe gjithmonë kishin synuar më të mirën për skuadrat që përfaqësonin.

“Jashtë fushës jemi dy njerëz normalë. Nuk jemi miq, sepse nuk kemi kaluar kohë bashkë, por gjithmonë kemi pasur respekt të ndërsjellë,” tha ndër të tjera kapiteni i Inter Miamit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/