Lionel Messi ka folur për herë të parë rreth mundësisë për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2030, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij.
I pyetur nëse e sheh veten duke luajtur në këtë turne, kapiteni i Argjentinës u tregua i kujdesshëm, duke theksuar se aktualisht nuk po mendon për planet afatgjata.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Më duket pak larg… por, siç kam thënë, po jetoj ditë pas dite dhe jam i fokusuar te e tashmja”, deklaroi Messi.
Deklarata e 39-vjeçarit ka ngjallur diskutime mes tifozëve, të cilët vazhdojnë të shpresojnë ta shohin legjendën argjentinase edhe në Botërorin 2030. Megjithatë, Messi ka bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet e tashmja.
Pavarësisht moshës, fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë vazhdon të mbetet një nga figurat kryesore të futbollit botëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!