image Messi e dërgon Argjentinën në çerekfinale - VIDEO

Futboll

Messi e dërgon Argjentinën në çerekfinale – VIDEO

news image

Argjentina e ka mposhtur Australinë, me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në fazën e 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lionel Messi, në minutën e 35’, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Argjentina shënoi edhe njëherë me Julian Alvarez. Ndërkohë, Australia golin e vetëm të ngushëllimit e gjeti në minutën e 57’ me Enzo Fernandezin.

Kështu Argjentina në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Holandën.

FTArgjentinë – Australi 2-1

90+8 Ka përfunduar ndeshja.

88′ Lautaro Martinez e huqi një mundësi ideale për ta vulosur fitoren e Argjentinës. Ai u shërbye mjaftë mirë nga Lionel Messi, por nuk arriti ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi gjuajtja i shkoi mbi portë.

81′ Australia me një mundësi të artë. Aziz Behich dribloi disa lojtarë argjentinas, mirëpo në fund gjuajtjen finale ia bllokoi mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez.

317978297 1989712794541406 702256683664724121 n

76′ Australia e ka ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës, me autogolin e Enzo Fernandezit.

57′ Argjentina e dyfishon epërsinë ndaj Australisë, me golin e Julian Alvarez.

46′ Ka filluar pjesa e dytë.

45+2‘ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Argjentinës dhe Australisë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm gjatë kësaj pjese e shënoi Lionel Messi, me një gjuajtje të bukur.

35′ Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Australisë, me një gol të bukur nga Lionel Messi.

15′ Ka kaluar një çerek orë lojë, nuk ka ndryshim të rezultatit.

14′ Jackson Irvine, është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë. I njëjti nëse Australia shkon tutje, nuk do të mund të luajë për shkak se të kartonëve.

10′ Ka kaluar minuta e 10-të, ende s’ka ndryshim të rezultatit. Argjentina deri më tani e ka iniciativën, por pa krijuar ndonjë rast konkret.

1′ Ka filluar ndeshja.

Statistikë: Lionel Messi sot luan ndeshjen e 1000-të në karrierë.

/GazetaSinjaliSport/