image Messi bën ‘kërdinë’ në Amerikë – përmbys gjithçka ndaj LAFC dhe çon Inter Miamin në gjysmëfinale

Futboll

Messi bën ‘kërdinë’ në Amerikë – përmbys gjithçka ndaj LAFC dhe çon Inter Miamin në gjysmëfinale

news image

Lionel Messi ka qenë vendimtar në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në SHBA, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një herë në fitoren e madhe të Inter Miamit ndaj LAFC, në çerekfinalen e CONCACAF Champions Cup, raporton Gazeta Sinjali.

Skuadra nga Florida ishte në disavantazh prej dy golash, por rikthimi nisi nga vetë kampioni i botës. Fillimisht, Messi realizoi një gol spektakolar në pjesën e dytë, duke hapur rrugën për përmbysjen e rezultatit.

Në minutat e fundit, në një skenë që rikujtoi finalen e Kupës së Botës 2022, argjentinasi përballë Hugo Lloris – një tjetër emër i madh i futbollit – ekzekutoi saktësisht nga penalltia për ta çuar rezultatin në favor të Inter Miamit.

Ky sukses i siguron ekipit amerikan një vend në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze për klube në Amerikën Veriore dhe Qendrore.

“E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam asnjë sekondë. Jam krenar për këtë skuadër“, ka potencuar Messi pas ndeshjes.

/GazetaSinjali/