image Mësojeni se si do të jetë moti ditën e nesërme

Kosovë

Meteorologji/ Mësojeni se si do të jetë moti ditën e nesërme

news image

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot. Me rreze diellore në disa rajone dhe me mjegull në rajone tjera kryesisht nëpër lugina.

Të premtën mbi rajonin tonë do të fillojë ndryshimi i gjendjes sinoptike si pasojë e depërtimit të masave ajrore ciklonike.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira, por me mundësi për ndonjë interval kohor me diell. Ndërsa, të dielën në tërë rajonin pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Në viset malore do të ketë reshje bore.