image Mësohet data kur do të prezantohet Golf 8

Teknologji/ Mësohet data kur do të prezantohet Golf 8

news image

Volkswagen ka vendosur ta shtyjë datën e debutimit të Golf 8 në panairin e Frankfurtit që të mos e tërheq vëmendjen e opinionit nga vetura elektrike ID3.

Golfi i ri pritet të prezantohet më 23 tetor në Wolfsburg rreth orës 18. Kujtojmë që Golf që nga prodhimi i modelit të parë në vitin 1974, është shitur në më shumë se 35 milionë njësi.

Nën moton “Jeta zhvillohet me Golfin”, VW do të prezantojë gjeneratën e tetë të Golfit, me të cilin kanë për qëllim që vendosin standarde të reja duke sjell një dizajn unik.

Kujtojmë se Golf 8 tashmë ka filluar të shitet në “vendlindjen e tij” në Wolfsburg, ku do të prezantohet versioni standard dhe ai karavan./Gazeta Sinjali/