image Mësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së politikanit serb

Kosovë

Mësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së politikanit serb

news image

Asamblistit të Komunës së Ranillugut, Ivan Rastiq i është bastisur shtëpia e tij, për shkak të dyshimeve se posedonte armë pa leje.

Burime të Gazetës Sinjali kanë thënë se asamblistit Rastiq i është bastisur shtëpia për shkak të dyshimeve se posedonte armë në shtëpi.

Sipas këtyre burimeve, ende nuk dihet nëse Rastiqit, i janë gjetur armë gjatë bastisjes.

Më herët për Gazetën Sinjali, zyrtari për informim i policisë, Baki Kelani, konfirmoi se policia ka ndërmarrë një aksion ndaj asamblistit Rastiq, pa dhënë detaje.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillugut.  Për detaje tjera mund t’iu informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, kishte thënë Kelani./Sinjali/