Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori shqiptar Emir Murati, që luan për skuadrën e të rinjve te Milani, ka mundësi të transferohet te një skuadër shqiptar.
Sipas ‘Tuttomercato’, Vllaznia ka shprehur interesim për transferimin e futbollistit.
Murati pritet të transferohet te skuadra shqiptare edhe në formë huazimi.
Emir Murati ka luajtur edhe me moshat e reja të Kombëtares së Kroacisë.