image Mesazhi prekës që Messi ia dërgoi Ronaldinhos për vdekjen e nënës

Futboll

Mesazhi prekës që Messi ia dërgoi Ronaldinhos për vdekjen e nënës

news image

Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime ish-bashkëlojtarit të tij, Ronaldinho, për humbjen e të ëmës, përmes një mesazhi prekës në Instagram.

Nëna e Ronaldinhos vdiq nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në moshën 71-vjeçare, transmeton Sporti në Sinjali.

Messi, i cili thotë se nuk mund ta besojë që ka ndodhur një gjë e tillë, e ka publikuar mesazhin ngushëllues që ia ka dërguar ish-shokut të skuadrës.

“Ronnie, nuk kam fjalë dhe nuk mund ta besoj këtë. Dua vetëm ta dërgoj një përqafim të madh ty dhe familjes tënde dhe të të them të jesh i fortë. Më vjen shumë keq për humbjen tënde. Pushoftë në paqe ajo”, shkroi kapiteni i Barcelonës./Sporti në Sinjali/