Komisioni i Pavarur për Media ka vendosur t’i bllokojë kanalet Arena Sport.
Kjo pas spoteve në përkrahje të terroristëve dhe duke nxitur urrejtje.
Vendimi i KPM sipas kryetarit të Komisionit, Jeton Mehmeti është marrë pasi Kanalet e Arena-s kanë transmetuar përmbajtje që janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.
“Është fjala për transmetim të videomesazheve që vinë nga Serbia që kanë përmbajtje me tekst që glorifikojnë sulmin në veri dhe përmbajnë mesazhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
“Veprimi i menjëhershëm është që pas gjetjeve që ato janë transmetuar, që menjëherë të ndalojmë transmetimet e Arena-s për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren dhe cenon sigurinë në vend”, ka thënë Mehmeti
Arena sport ritransmetohet nga operatorët kabllorë Artmotion, IPKO, Kujtesa, Telkos dhe MTS.