image Mesazh rrëqethës pas tragjedisë në Shkup: Nuk ishe vetëm vjehrra ime, ishe shtylla e familjes

Kosovë

Mesazh rrëqethës pas tragjedisë në Shkup: Nuk ishe vetëm vjehrra ime, ishe shtylla e familjes

news image

Dhimbja për humbjen tragjike të Fatmire Shabanit vazhdon të prekë familjarët dhe të afërmit e saj, të cilët po i japin lamtumirën e fundit pas aksidentit fatal në rrugën Bllacë–Shkup.

Një ndër mesazhet më prekëse është ai i nuses së saj, Pranvera Shabani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar vjehrrën me fjalë emocionuese.

“Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo të mirë që më dhe”, ka shkruar ajo.

Fatmire Shabani humbi jetën së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën në aksidentin tragjik që ndodhi teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e viktimave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/