Një tjetër asteroid do të kalojë shumë afër Tokës në orët e para të mëngjesit të së martës, 29 tetor.
Masivi i akullt prej hekuri dhe elementësh të tjerë, do të kalojë vetëm 190 mijë kilometra larg Tokës.
Kjo është një vizitë që vjen pak pas asaj të dy asteroideve të vegjël 2019 un8 dhe 2019 uo8, që kaluan transit në brendësi të orbitës së Hënës dhe që u zbuluan kur ishin duke u larguar. I ardhuri i ri, që quhet 2019 ub8, i afrohet Tokës pak ditë pas zbulimit të tij, më 26 tetor.
Diametri i tij llogaritet se është nga 4.3 deri në 9.5 metra. Dimensionet janë modeste sipas studiuesve krahasuar me ato të asteroidit që në shkurt 2013 shpërtheu në qiejt e Çelabinskut.
Sidoqoftë, asteroidi do të mund të shihet me ndihmën e një teleskopi me diametër mjaftueshëm të madh. /Gazeta Sinjali/