image Mes Tiranës dhe Prishtinës – Egli Tako flet për ndryshimet në jetën e saj pas BBV

Bota e Yjeve

Mes Tiranës dhe Prishtinës – Egli Tako flet për ndryshimet në jetën e saj pas BBV

news image

Egli Tako, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca & Gra”, ku ndau më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bisedë me moderatoret, ajo foli për vendndodhjen aktuale, projektet muzikore dhe bashkëpunimin e saj me menaxherë nga Kosova.

“Po jeton në Prishtinë, zemër?”, e pyeti Egla Ceno. “Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës”, u përgjigj Egli, duke shtuar më tej: “Në fakt, më së shumti me Prishtinën po më lidh puna. Muzika është dashuria ime e parë”.

Ndërsa biseda vijonte, Rudina Dembacaj e pyeti nëse ka një menaxher kosovar, për çka Egli tha: “Po, Fifi është kryesorja”.

Në fund të intervistës, Egla i kërkoi që ta përshkruante jetën e saj me tre fjalë, dhe Egli zgjodhi: “E bukur. Hapat e parë të ëndrrës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/