image Merz i dërgon mesazh të qartë Serbisë: Nuk mund të qëndroni mes Evropës, Rusisë dhe Kinës

Rajon

Merz i dërgon mesazh të qartë Serbisë: Nuk mund të qëndroni mes Evropës, Rusisë dhe Kinës

news image

Liderët evropianë kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për zgjerimin e Bashkimit Evropian gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat, duke theksuar se përparimi i vendeve aspirante varet nga zbatimi i reformave dhe përafrimi me politikat e unionit.

Një nga mesazhet më të forta të samitit iu drejtua Serbisë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Beogradi duhet të përcaktojë qartë orientimin e tij strategjik dhe të vendosë nëse e sheh të ardhmen e vet brenda Bashkimit Evropian.

“Nuk është e mundur të ndiqet një politikë luhatjeje midis Rusisë, Kinës dhe Evropës”, u shpreh Merz para gazetarëve, duke nënvizuar se harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së mbetet një kusht kyç për avancimin e Serbisë në procesin e integrimit.

Në samit, liderët evropianë vlerësuan veçanërisht përparimin e Malit të Zi, i cili konsiderohet kandidati më i avancuar për anëtarësim dhe synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.

Megjithëse takimi nuk përfundoi me një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimit të procesit të zgjerimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/