image Merret vendimi, një audiencë e kufizuar do të lejohet në Eurovisionin e sivjetmë

Muzikë

Merret vendimi, një audiencë e kufizuar do të lejohet në Eurovisionin e sivjetmë

news image

Një audiencë e kufizuar do të lejohet të marrë pjesë në festivalin e këngës Eurovision që do të mbahet në qytetin e Roterdamit në Holandë në maj, për shkak të masave antiCOVID, përcjell Gazeta Sinjali.

Ngjarja do të jetë pjesë e një serie që po mbahet në Holandë me emrin “fieldlab”, e cila ka lejuar turma të vogla në teatër, qendra konferencash dhe ndeshje futbolli nën një monitorim të rreptë.

Organizatorët e Eurovision kishin thënë në shkurt se do të kishte disa ngjarje të organizuara me distancim social, por nuk specifikuan nëse do të lejohej një audiencë LIVE, shkruan Reuters.

Një maksimum prej 3,500 njerëzve që jetojnë në Holandë do të pranohen në prova, gjysmë-finalet dhe finalet që do të zhvillohen në 18-22 maj, raportoi gazeta, duke cituar një zyrtar qeveritar.

Performancat do të jepen nga 39 vende pjesëmarrëse dhe pjesëmarrësit do të duhet të kenë një test që dëshmon se janë negativ në koronavirus për të marrë pjesë, tha raporti. /Gazeta Sinjali/