image Merret vendimi: Malisheva, Vitia dhe Klina dalin nga karantina

Kosovë

Vendim/ Merret vendimi: Malisheva, Vitia dhe Klina dalin nga karantina

news image

Komuna e Malishevës, Klinës dhe ajo e Vitisë kanë dalur sot nga karantina.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.202”, thuhet në komunikatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje është thënë se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

“Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”. /Gazeta Sinjali/