image "Merr zemër" Fitore Pacolli, thotë se VV-ja do t'i fitojë zgjedhjet nacionale dhe të gjitha komunat e Kosovës - Sinjali

“Merr zemër” Fitore Pacolli, thotë se VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale dhe të gjitha komunat e Kosovës

news image

Fitorja pa balotazh e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë duket se i ka “dhënë zemër” deputetes së kësaj partie, Fitore Pacolli, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se shumë shpejt, LVV do të fitojë edhe në zgjedhjet nacionale dhe në të gjitha komunat e vendit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen pas 8 muajsh.

“Shumë shpejt edhe në qeveri, e pastaj po vazhdojmë me Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Ferizajin, Gjilanin…Qytetarët po më shkruajnë, po thonë ‘edhe Fushë Kosovën, Kamenicën, Rahovecin, Vushtrrinë, Dragashin, Vitinë, Klinën, Skënderajn, Drenasin, Deçanin, Lipjanin, Malishevën, Suharekën, Obiliqin, Shtimën, etj”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin