image Merkel viziton përsëri rajonin e përmbytur

Evropë

Merkel viziton përsëri rajonin e përmbytur

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi për herë të dytë rajonin e shkatërruar nga përmbytja, derisa puna për pastrimin e rrënojave dhe gjetjen e viktimave po vazhdon në Gjermaninë perëndimore dhe në Blegjikë.

Deri më tani, raportohet se 196 njerëz kanë vdekur nga këto përmbytje – 165 në Gjermani dhe 31 në Belgjikë.

Merkel ka premtuar ndihmë të shpejtë financiare dhe një fokus politik të dyfishuar në frenimin e ndryshimit të klimës, raporton AP.

Të martën, kancelarja vizitoi qytetin Bad Muenstereifel, disa kilometra nga fshati i shkatërruar i Schuld, të cilin ajo vizitoi të dielën.

Me të ishte guvernatori i Nordrhein-Westfalen Armin Laschet, i parë gjerësisht si zëvendësuesi i Merkelit për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme gjermane në shtator.

/GazetaSinjali/