image Merkel telefonon Putinin, ka disa fjalë për tensionet Poloni – Bjellorusi

Botë

Merkel telefonon Putinin, ka disa fjalë për tensionet Poloni – Bjellorusi

news image

Kancelarja në detyrë, Angela Merkel, sot ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin për situatën kritike me migrantët në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, konkretisht për kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.

Sipas, zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel i ka thënë Putinit se “instrumentalizimi i migrantëve” nga Bjellorusia është johuman dhe i papranueshëm. Ajo i është drejtuar Putinit që të influencojë në këtë krizë ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos, shkruan DW.

Kremlini kishte fajësuar më parë BE-në për krizën e migrantëve në kufirin polak-bjellorus, duke thënë se BE po dështon në respektimin e vlerave të saj humanitare. 

Por BE-ja dhe qeveria polake akuzojnë pushtetmbajtësin bjellorus, Aleksander Lukashenko, se po lejon qëllimisht fluturime të njerëzve nga zonat e krizës për t’i kontrabanduar ata në BE. Gjendja në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë mbetet e tensionuar. /GazetaSinjali/