image Merkel për herë të parë del nga Gjermania që nga fillimi i pandemisë, mbërrin në Bruksel

Botë

Merkel për herë të parë del nga Gjermania që nga fillimi i pandemisë, mbërrin në Bruksel

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur sot gjatë ditës në Bruksel të Belgjikës.

Ajo ka dalur sot për herë të parë nga Gjermani që nga fillimi i pandemisë.

Merkeli është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli teksa pritet që gjatë udhëtimit të saj ajo t’i paraqesë edhe prioritetet e Presidencës Gjermane, që nisi më 1 korrik.

“Jam e gëzuar që udhëtimi im i parë jashtë që nga pandemia po më dërgon në Bruksel dhe në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo.

“Njerëzit janë në ndikimin e kësaj pandemie, shumë njerëz kanë vdekur, ne po mendojmë rreth viktimave, por në të njëjtën kohë po punojmë për të ardhmen”, ka thënë ajo, duke theksuar se Gjermania ishte e varur prej bashkëpunimit të ngushtë me parlamentin, gjatë presidencës së saj mbi BE-në./ Gazeta Sinjali/