image Merkel: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Evropën e bashkuar

Politikë

Merkel: Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen në Evropën e bashkuar

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Evropën e bashkuar.

Gjatë deklarimit të saj para takimit të ardhshëm të Samitit të Procesit të Berlinit, Merkel tha se që nga vendosja e këtij procesi janë bërë hapa të rëndësishëm.

 “Ballkani Perëndimor është fqinji i drejtpërdrejtë i BE-së. Është një pjesë e Evropës ku plagët e luftës nuk janë shëruar ende, dhe Gjermania është shtëpia e një numri të madh të qytetarëve nga ajo zonë. Është e qartë për mua se vendet e BE-së duhet të kenë një interes në zhvillimin paqësor në Ballkanin Perëndimor, për të mbrojtur praktikisht zhvillimin në atë pjesë të Evropës. Është një kontribut praktik për paqen”, tha Merkel.

/GazetaSinjali/