image “Meridianin nuk e njoh mirë”, Luizi habit me deklaratën e tij për ‘shokët’: Me Jonin dhe Marion nuk flisja prej dy vitesh

Bota e Yjeve

“Meridianin nuk e njoh mirë”, Luizi habit me deklaratën e tij për ‘shokët’: Me Jonin dhe Marion nuk flisja prej dy vitesh

news image

Fituesi i BBV, Luizi Ejlli, i ftuar tek “Shqipëria Live” ka folur për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione televizive, si shokët e tij.

“Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Luizi.

I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit nga moderatori Arjon Muça, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Ai e ka cilësuar si një shok të vërtetë, dhe po ashtu i ka zbuluar edhe emrin e tij: Eni Bushati.

Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

/GazetaSinjali/