image Mërgimtari përfshihet në një aksident në Podujevë, katër persona të lënduar

Siguri

Mërgimtari përfshihet në një aksident në Podujevë, katër persona të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Podujevë – Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Komandanti i Policisë në stacionin policor në Podujevë, Isak Ejupi ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se njëra nga veturat e përfshira në aksident është në pronësi të një mërgimtari i cili ishte duke ardhur nga një shtet i Evropës.

“Rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Podujevë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të huaja, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Ekipet kompetente policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ejupi.

./Gazeta Sinjali/