image Mërgimtari kthehet nga Zvicra, e gjen shtëpinë e djegur

Siguri

Mërgimtari kthehet nga Zvicra, e gjen shtëpinë e djegur

news image

Një mërgimtar ka ardhur në Kosovë nga Zvicra, por kjo vizitë e tij në vendlindje ishte një makth i vërtetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka raportuar në polici se shtëpia tij në fshatin Raqë të Gjakovës është djegur.

Mërgimtari u ka thënë hetuesve policorë se nuk ka informacione se kur ose nga kush i është djegur shtëpia, por këtë gjë e kishte vërejtur vetëm kur është kthyer nga Zvicra.

Policia njofton se njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./GazetaSinjali/