image Mërgimtarët presin rreth një orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Kosovë

Mërgimtarët presin rreth një orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

news image

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme evropiane e më larg, kanë vendosur që pushimet e fund vitit t’i kalojnë në vendlindje.

Si shkak i ardhjes së mërgimtarëve, në hyrje të pikë kalimeve kufitare të Kosovës me Serbinë, janë shtuar edhe pritjet e kolonat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, pika kufitare më e frekuentuar mëngjesin e sotëm ishte ajo e Dheut të Bardhë ku pritjet janë rreth një orë e kolona, derisa kolona rreth 90 metra.

Më pas në hyrje të Merdarës pritjet janë rreth 20 minutae kolona rreth 40 metra, në Muçibabë po pritjet janë rreth 20 minuta.

Ndëra pikë kalimet kufitare Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

E në pikë kalimet kufitare tjera nuk ka pritje e kolona as në hyrje e as në dalje.

/GazetaSinjali/