image Mërgimtarët presin deri në 4 orë për të kaluar në Merdarë

Sociale

Mërgimtarët presin deri në 4 orë për të kaluar në Merdarë

news image

Edhe gjatë ditës së premte kanë vazhduar pritjet e kolonat në dalje të pikë kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sidomos në Merdarë e Dheun e Bardhë.

Në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Merdare pritjet kanë arritur deri në katër orë e kolona deri në 2 kilometra.

Derisa deri 90 minuta pritjet janë në dalje të Pikë Klaimit Kufitare Dheu i Bardhë e kolona deri në 400 metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuiftar e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të QKMK-së në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Muçibabë pritjet deri në 1 orë e kolonat deri në 500 metra.

E në Mutivodë pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërsa në dalje të pikë e kalimeve tjera kufitare nuk ka pritje e kolona.