Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një veprim i një shoferi të tillë është kapur dje rreth orës 13:00, nga kamera e një sinjalizuesi, në fshatin Llabjan në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Në videon e dërguar shihet se si fillimisht një veturë me targa italiane FH266FE tejkalon në vijë të plotë dhe në kthesë një automjet tjetër dhe një kamion.
Gjithashtu në vijë të plotë dhe në kthesë një automjet tjetër me targa zvicerane Zh930448, tejkalon dy automjete që gjendeshin përpara tij si dhe një kamion.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/