image Mërgimtarët ndalen në Kroaci për t’i falënderuar Policinë dhe mjekët që ndihmuan në aksidentin tragjik

Kosovë

Mërgimtarët ndalen në Kroaci për t’i falënderuar Policinë dhe mjekët që ndihmuan në aksidentin tragjik

news image

Policia dhe shteti kroat kanë ndihmuar shumë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku të vdekur mbetën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Ata kanë treguar gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e viktimave dhe të lënduarve në Kosovë.

Si shenjë falënderimi për këtë gjest human, disa mërgimtarë janë ndalur, i kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe mjekët në Kroaci.

“Një super gjest nga këta meraklitë të cilët udhëtuan nëpër Kroaci, janë ndalë në çdo pikë të policisë dhe ambulancës i kanë qerasur me pije dhe kafe si shenjë falënderimi ndaj neve shqiptarëve në fatkeqësinë e autobusit që ndodhi javën e kaluar”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.

/GazetaSinjali/