image Diaspora i'a mësyn Kosovës, kolona të gjata në kufirin Kroaci-Serbi

Kosovë

Diaspora i’a mësyn Kosovës, kolona të gjata në kufirin Kroaci-Serbi

news image

Bashkatdhetarët kanë filluar pushimet e tyre dhe si destinacion kanë zgjedhur Kosovën. Madje gjatë këtyre ditëve një numër i madh veç se kanë arritur në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ateruar 50 aeroplanë me mërgimtarë.

I njëjti fluks ka vazhduar edhe në ditën e sotme, ku është vërejtur një numër i madh i qytetarëve që arritën në Kosovë në aeroportin “Adem Jashari”.

Por, një numër i madh i tyre është vërejtur edhe në rrugët tokësore, ku në kufirin Kroaci-Serbi është parë numër i madh i veturave duke pritur në kolonë/Gazeta Sinjali/