image Mërgimtarët e infektuar me COVID-19 në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër, do të transportohen në klinika

Diasporë

Mërgimtarët e infektuar me COVID-19 në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër, do të transportohen në klinika

news image

Radio Televizioni Zviceran përmes një artikulli ka njoftuar se ka kërkesa të mëdha të shtetasve zviceranë të infektuar me COVID-19 për t’u kthyer në Zvicër. Shumë prej kërkesave për kthim në Zvicër vijnë nga mërgimtarët në Kosovë.

Në muaj korrik dhe gusht, në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 kthime, përfshirë 23 nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nga këto 23 kthime, 18 kishin të bënin me pacientë me COVID-19, raporton televizioni zviceran.

Kërkesat për kthim po shqyrtohem në detaje. Një ekip mjekësh vlerësojnë gjendjen e pacientit sipas standardit zviceran, para se të vendoset për procedurën e kthimit në Zvicër.

Të shtunën gazeta e njohur zvicerane, SonntagsZeitung ka shkruar se si Zvicra ia pa sherrin Kosovës lidhur me rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në një artikull të gjatë, kjo gazetë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e COVID-19 në Kosovë gjatë verës dhe se si Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë.

/GazetaSinjali/