image Mërgim Berisha pritet të kalojë te skuadra e Fenerbahçes

Futboll

Sport/ Mërgim Berisha pritet të kalojë te skuadra e Fenerbahçes

news image

Sulmuesi, Mërgim Berisha, pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes, e cila tashmë është në negociata me Red Bull Salzburgun.

E përditshmja turke “Sabah”, ka njoftuar të mërkurën se Berisha ka pranuar ofertën e Fenerbahçes dhe mësohet se agjenti i Berishës është në Turqi për të vazhduar bisedimet me Fenerbahçen, pasi e sheh si përforcim të duhur për sulm.

Fenerbahçe po kërkon huazimin e Berishës deri në fund të këtij edicioni, me detyrim të blerjes së kontratës në verë, ndërsa Berisha ka kontratë me Red Bull Salzburgu deri në vitin 2022.

Berisha deri më tani në 20 paraqitje, ka shënuar nëntë gola dhe gjashtë asistime./Gazeta Sinjali/