Mërgim Berisha pritet të largohet nga Fenerbahçe.
Edhe pse erdhi me shumë bujë tek klubi turk, Berisha nuk ka impresionuar sa duhet me klubin nga Stambolli.
E ardhmja e tij tani mund të jetë në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Skuadra e Stuttgartit raportohet se i ka bërë një ofertë klubit turk për të marrë në formë huazimi Berishën, me opsionin e blerjes së kartonit në fund të sezonit, raportojnë mediat turke.
Fenerbahçe janë të gatshëm të lirojnë futbollistin dhe një lëvizje e 24-vjeçarit pritet të ndodhë ditëve në vazhdim.