image Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi shefi refuzon të nënshkruajë kontrata me Kremlinin

Botë

Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi shefi refuzon të nënshkruajë kontrata me Kremlinin

news image

Luftëtarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi shefi i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, refuzoi të nënshkruajë ndonjë kontratë me Kremlinin, sipas kreut të komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.

Kartapolov tha se disa ditë para tentativës për rebelim, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se “të gjitha [grupet] që kryejnë misione luftarake duhet të nënshkruajnë një kontratë” me ministrinë, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Sipas Kartapolov, Prigozhin nuk nënshkroi kontratat dhe u informua se “Wagner nuk do të merrte pjesë në një operacion special ushtarak”.

“Dmth nuk do të ndahen financime, burime materiale”, shtoi deputeti.

/GazetaSinjali/