image Mercedesi ia huq me senzorët sekret të veturave të reja

Botë

Botë/ Mercedesi ia huq me senzorët sekret të veturave të reja

news image

Prodhuesi gjerman i makinave, Mercedes-Benz, është vënë në qendër të kritikave pasi zyrtarë të kompanisë kanë pranuar se veturat e reja, janë të pajisura me sensorë të fshehtë për gjetjen e vendndodhjes së autmojetit. Vetëm në Britaninë e Madhe vitin e kaluar janë shitur 170 mijë vetura të këtij prodhuesi.

Sidoqoftë, zyrtarët e kompanisë thanë se këta sensorë aktivizohen vetëm në rrethana ekstreme, siç është rasti kur blerësi e paguan veturën me këste dhe dështojnë t’i bëjnë pagesat në kohë. Përpos kësaj, ata pranuan se të dhënat e marra nga këto pajisje të fshehta ofrohen edhe për palët e treta, të cilat kanë të drejtë t’i konfiskojnë veturat në rast të mospagimit të kësteve.

Rreth 80 për qind e veturave të kësaj kompanie shiten me këste, që është përqindje më e madhe se e të gjithë prodhuesve të tjerë. Sipas ligjeve të Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave, transmetimi i vendndodhjes së veturës pa dijeninë e drejtuesve është i paligjshëm, shkruan “Daily Mail”.

Mercedes-Benz said sensors are not used to permanently track customers or access real-time data, although it would not confirm how long it had used the devices