image Mercedes tërheq rreth 1 milion modele të vjetra në mbarë botën

Automjete

Mercedes tërheq rreth 1 milion modele të vjetra në mbarë botën

news image

Kompania Mercedes-Benz ka nisur tërheqjen e rreth një milion makinave të vjetra në të gjithë botën për shkak të problemeve të “me përforcuesin e frenave”.

Modelet e serive ML, GL (BR 164) dhe R-Class (BR 251) të prodhuara midis 2004 dhe 2015 do të tërhiqen. Rreth 70,000 prej tyre janë në Gjermani, sipas kompanisë./eurones.al

“Kemi zbuluar se në disa prej atyre automjeteve, funksioni i përforcuesit të frenave mund të ndikohet nga korrozioni i avancuar në zonën e përbashkët të kabinës,” tha Mercedes-Benz në një deklaratë.

/GazetaSinjali/