image Mercedes shqyrton zgjerimin në industrinë e mbrojtjes: Bota është bërë e paparashikueshme

Teknologji

Mercedes shqyrton zgjerimin në industrinë e mbrojtjes: Bota është bërë e paparashikueshme

news image

Kompania gjermane Mercedes-Benz po shqyrton mundësinë e zgjerimit të aktivitetit edhe në industrinë e mbrojtjes, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, ka deklaruar se situata globale e sigurisë është bërë më e paparashikueshme, duke shtuar se Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

“Bota është bërë më e paparashikueshme dhe Evropa duhet të zgjerojë profilin e saj të mbrojtjes. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë nëse mund të luajmë një rol pozitiv në këtë proces,” është shprehur Källenius.

Ai theksoi se industria e automobilave ka eksperiencë në prodhimin e pajisjeve me precizion të lartë, gjë që mund të jetë e aplikueshme edhe në sektorin e mbrojtjes.

Megjithatë, ai ka sqaruar se prodhimi i automjeteve do të mbetet aktiviteti kryesor i kompanisë, ndërsa çdo angazhim në industrinë ushtarake do të ishte vetëm shtesë.

Mercedes tashmë është përfshirë në disa projekte që lidhen me automjete të përdorura nga ushtritë, ndërsa më herët edhe Volkswagen ka shprehur interes për zgjerim në sektorin e mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/