Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar qytetarët se si mund t’i raportojnë keqpërdorimet e mundshme lidhur me çmimet në prag të festës së Fitër Bajramit.
Nga kjo ministri, ftojnë qytetarët që edhe në këto ditë feste, të raportohen ankesat e tyre që kanë të bëjnë me çmimet.
Ministria ka bërë me dije se raportimet mund t’i bëjnë përmes telefonit apo në platformën për mbrojtjen e konsumatorit.
Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net.
“Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.