image Mentor Mazrekaj i jep fund karrierës futbollistike – Gabimet e mija ndikuan në këtë vendim

Futboll

Mentor Mazrekaj i jep fund karrierës futbollistike – Gabimet e mija ndikuan në këtë vendim

news image

Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura shqiptare, Mentor Mazrekaj, i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike, njofton Sinjali.com

Lajmin e ka publikuar vetë futbollisti në rrjetin social Facebook, duke treguar edhe arsyen.

Mazrekaj ka fajësuar edhe veten duke shkruar që shumë herë nuk ka qenë profesionist.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miqtë e mirë sot kam marr vendimin me te vështir deri me tani ne jetën time nga sot kam vendosur mos te luaj me futboll.

Mos profesionalizmi i duhur gabimet e shumta ne karrierë si dhe lëndimet me shtyn te marr ketë vendim.

I falenderoj te gjith ata qe ju ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar me lojën time i falënderoj edhe ata qe sju ka pelqyer loja ime. Me respekt ju falënderoj per çdo emocion qe kemi kaluar se bashku ju do shumë M.M.14./Sinjali.com