image Menaxhmenti i aeroportit nuk i pranon sindikalistët në takim

Kosovë

Menaxhmenti i aeroportit nuk i pranon sindikalistët në takim

news image

Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të  cilët kanë protestuar sot për realizimin e të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës.

Drejtuesit nga konsorciumi turk “Limak” nuk e kanë parë të arsyeshme dialogun social me punëtorët, ka bërë të ditur përfaqësuesi ligjor i sindikatës, avokati Tomë Gashi.

Ai ka paralajmëruar se ky refuzim mund të çojë në grevë të mbi 700 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Në pamundësi që përfaqësuesit e Sindikatës të takohen me menaxhmentin e ANP-së, shpresoj që mediat që morën pjesë në këtë Konferencë, të dërgojnë porosinë tek menaxhmenti i Aeroportit që të pranoj pesë kërkesat e ligjshme dhe të drejta të mbi 717 punëtorëve shqiptarë, që protesta e planifikuar për datën 08.08.2019 në oren 08.00 të mos shndërrohet në grevë e cila do të kishte pasoja katastrofale për vetë aeroportin, por më të rënda do të ishin për Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi pas përfundimit të konferencës së Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ndaj, gjendjes në aeroportin e Prishtinës ka shprehur shqetësim edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i cili u ka bërë thirrje palëve që mosmarrëveshjet t`i zgjidhin përmes dialogut social. /Sinjali/