image Menaxhmenti i aeroportit fillon masat ndaj grevistëve

Kosovë

Ndëshkim/ Menaxhmenti i aeroportit fillon masat ndaj grevistëve

news image

Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka filluar masat ndëshkuese ndaj punëtorëve të cilët po protestojnë për realizimin e të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës.

Sinjalizuesit kanë njoftuar redaksinë se masat janë marr ndaj nëntë personave  me arsyetimin se kanë penguar realizimin e fluturimeve gjatë ditës së djeshme.

Këtyre punëtorëve u është ndaluar hyrja në mjediset e aeroportit.

Punëtorët ndaj të cilëve janë marr masa ndëshkuese për shkak të grevës janë: Faton Gërguri, Visar Xhekaj, Endi Bujupi, Hasan Azemi, Naser Vuca, Hamëz Kryeziu, Ardijan Sinani, Fadil Hasani dhe Besnik Elshani.

Sot gjatë ditës një paralajmërim të tillë e bëri zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara e cila theksoi se menaxhmenti do të marrë masa ligjore ndaj grevistëve të cilët pengojnë procesin e punës dhe rrjedhimisht shkaktojnë vonesa në fluturime.

Punëtorët e aeroportit përmes grevës po kërkojnë kompensimin dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, të eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesat e shujtës.

Sinjali do t`ju  mbajë të informuar lidhur me këtë rast. / Sinjali/