Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Susie Wiles, menaxhere e fushatës së tij zgjedhore, si shefe të stafit në Shtëpinë e Bardhë.
Wiles do të jetë gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë me ndikim.
Asaj i janë dhënë gjerësisht meritat brenda e jashtë rrethit të Trumpit për udhëheqjen e fushatës së tij më të disiplinuar dhe më së miri të organizuar dhe shihej si favorite për këtë pozitë.
Wiles nuk pranoi të merrte as mikrofonin për të folur ndërsa Trump festoi fitoren e tij herët në mëngjes të mërkurën.
Emërimi i saj është vendimi i parë i madh i Trumpit si president i zgjedhur dhe që mund të jetë test përcaktues për administratën e ardhshme, pasi ai duhet të ndërtojë shpejt një ekip që do ta ndihmojë në udhëheqjen e vendit.
Wiles nuk ka përvojë qeverisëse, por ka lidhje të ngushta me Trumpin.