image Menaxheri i pompës 'Veda Petrol' i hyn dajak punëtorit pasi doli minus

Siguri

Menaxheri i pompës ‘Veda Petrol’ i hyn dajak punëtorit pasi doli minus

news image

Konfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë. Mosmarrëveshjet mes kolegëve, por edhe me shefat shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ndodhi sot në pompën ‘Veda’ në Leposaviq, ku u sulmua fizikisht një punëtor nga menaxheri i tij.

Sinjali mëson se menaxheri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj punëtorit të vet pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet me pazarin ditor në pompë.

Bazuar në informacionet e para, konflikti verbal mes tyre nisi pasi punëtori kishte dalë minus dhe menaxheri dyshonte për mospërputhjet që rezultuan.   

Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima ka rrëfyer në Polici se si është sulmuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari ka përfunduar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/