Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se nuk ka gjë më të ligë sesa të bëhet marketing me flamurin kombëtar.
“Ai është flamur i krejt shqiptarëve. Gjenerata janë sakrifikuar dhe kanë luftuar për liri me atë flamur”, ka thënë Krasniqi.
“Albin Kurti nuk ka pasë guximin që të jetë ushtar i UÇK-së. Të mundohet ta patentojë veten që e respekton atë flamur më shumë se PDK që është pasuese e UCK-së – këtë mund ta besoj dikush, por unë besoj se kjo rrjedh nga kompleksi i inferioritetit”, ka thënë Krasniqin në Klan Kosova.
“Kur është dashtë të japin për Kosovën nuk kanë qenë të gatshëm”, ka deklaruar ai më tej.