Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim kundër kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe dy ministrave të qeverisë, për riatdhesimin e një komandanti libanez të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë (GJNP), ka njoftuar vetë Meloni të martën.
Në një video të postuar në mediat sociale, ajo ka bërë të ditur për hetimin nga prokurorët e Romës për gjoja ndihmën dhe nxitjen e Ossama Anjiem, i njohur gjithashtu si Ossama al-Masri, raporton AP.
Meloni ka thënë se ministrat e saj të Drejtësisë dhe të Brendshëm dhe një nënsekretar janë gjithashtu në shënjestër të hetimit.
Qeveria e Melonit ka qenë nën kritika të opozitës, grupeve të të drejtave të njeriut dhe vetë GJNP-së për lirimin e al-Masrit për një çështje teknike, pasi ai u arrestua në qytetin verior të Torinos me një urdhër nga gjykata ndërkombëtare.