image Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet tuaja janë të pakuptimta

Botë

Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet tuaja janë të pakuptimta

news image

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si sulme të përsëritura dhe të pabaza.

Në një deklaratë publike, Meloni tha se komentet e Trump janë “të vazhdueshme dhe të paprovokuara”, duke shtuar se nuk kanë asnjë bazë reale dhe janë të pakuptimta.

Ajo theksoi se popullariteti i saj në Itali nuk lidhet me marrëdhëniet personale me liderë të huaj, por me, siç u shpreh, aftësinë e saj për të mbrojtur interesin kombëtar të vendit.

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe këtë e kam bërë gjithmonë”, citohet të ketë thënë Meloni, duke shtuar se Italia mbetet një shtet sovran në vendimmarrjet e saj, përfshirë marrëveshjet për përdorimin e bazave ushtarake.

Ajo i është përgjigjur gjithashtu pretendimeve të Trump lidhur me marrëdhëniet e saj personale dhe popullaritetin politik, duke e këshilluar presidentin amerikan të fokusohet te çështjet e tij të brendshme.

“Popullariteti im nuk është shqetësimi juaj. Ju sugjeroj të përqendroheni te popullariteti juaj”, thuhet në reagimin e saj.

Deklaratat e Melonit vijnë pasi Trump, përmes rrjetit Truth Social, kishte pretenduar se kryeministrja italiane kishte kërkuar disa herë foto gjatë samitit të G7 dhe kishte sugjeruar se pozita e saj politike në Itali është dobësuar, akuza që kanë ndezur një përplasje të re diplomatike mes dy liderëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/