Dyshja Skerdi Ago dhe Gent Fatali janë bashkuar për një projekt të ri muzikor, i cili është gati për të dalë në treg, shkruan Gazeta Sinjali.
Artistët kanë njoftuar fansat se projekti i quajtur ‘Melodia’ do të publikohet nesër me fillim të orës 18:00.
“Neser •E shtune •Ora 18:00 #MELODIA @gentfatali“, ka shkruar Skerdi në njoftimin që e bëri në Instagram.
Projekti “Melodia” do të vije i shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa një foto të shkëputur nga xhirimet e postoi vet Skerdi. /Gazeta Sinjali/