image Melisa konfirmon ndarjen nga Andi, çfarë ndodhi mes çiftit

Bota e Yjeve

Melisa konfirmon ndarjen nga Andi, çfarë ndodhi mes çiftit

news image

Andi dhe Melisa që pasi konfirmuan lidhjen janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në rrjete sociale.

Ata ishin çifti më “rezistent” nga “Përputhen”.

Mirëpo, teksa dje dukeshin shumë të lumtur gjatë ditëlindjes së Andit, sot ata janë ndarë duke i habitur të gjithë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur kaq papritur, por duket se ka mjaftuar për t’i dhënë fund lidhjes.

Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, e për më tepër Melisa ka lënë të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.

Fillimisht ajo ka postuar një shprehje, ku thuhet “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”.

Më pas ajo ka shkruar “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”. /GazetaSinjali/