image Meksikanët “sulmojnë” hotelin e Anglisë me fishekzjarre para ndeshjes së madhe

Meksikanët “sulmojnë” hotelin e Anglisë me fishekzjarre para ndeshjes së madhe

news image

Pak orë para përballjes mes Meksikës dhe Anglisë, tifozët meksikanë kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja angleze.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dhjetëra tifozë janë mbledhur jashtë hotelit, duke brohoritur dhe ndezur fishekzjarre në përpjekje për t’ua prishur qetësinë futbollistëve të Anglisë para ndeshjes.

Pamjet janë bërë virale, ndërsa shumë e kanë cilësuar këtë si një mënyrë për të ushtruar presion psikologjik ndaj “Tre Luanëve” para sfidës së rëndësishme.

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë zhvillohet sonte nga ora 02:00, sipas kohës në Kosovë, dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të kësaj faze të Botërorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/