image Gjyqtarja Mejreme Memaj emërohet Kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht

Drejtësi

Gjyqtarja Mejreme Memaj emërohet Kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që nga sot Kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht të jetë gjyqtarja, Mejreme Memaj, raporton Sinjali.

KGJK në takimin e 335 të mbajtur më radhë ka vendosur që këtë detyrë t’ia besojë, Memajt.

Ndërsa anëtar rezervë/zëvendës kryesues u vendos gjyqtari, Agim Maliqi i cili është deleguar nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Mandati i anëtarëve të Panelit për Lirim me Kusht, është dy (2) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje.

/GazetaSinjali/